Debat në studio, Hanxhari: Basha fajësohet për gabime që si ka bërë, Këlliçi: Ai po vuan pasojat 2017, ishte pikënisja e greminës

Situata brenda PD është kthyer në temë debati në emisionin “Drejt” në RTV Ora.

Pedagogu Romeo Harxhi është shprehur se Kryedemorkati Lulzim Basha po fajësohet edhe për gabime që nuk i ka bërë i vetëm, ndërsa shton se PD pretendonte se do vinte në pushtet që në 2017.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe ish-kandidatja për kryetare e PD Edit Harxhi, duke thënë se ata nuk erdhën në pushte për shkak të marrëveshjes Rama- Basha.

Gjithashtu deputeti Belind Këlliçi është shprehur se 2017 ishte pikënisja e greminës, dhe sipas tij Basha po vuan pasojat e marrëveshjes.

Romeo Hanxhari: Basha po fajësohet për shumë gabime që nuk i ka bërë vetëm. Për një pjesë ka qenë i detyruar. Kemi të bëjmë me një realitet ku zgjedhjet nuk reflektojnë atë që një lider mund të bëjë apo një klasë siç jeni ju, mund të bëjë dhe mund të meritojë. Ju keni thënë se do vini në 2017, por iu është mohuar kjo gjë.

Edit Harxhi: Ishte marrëveshja e 2017 që shkatërroi gjithçka.

Belind Këlliçi: 2017 ishte pikënisja e greminës, Basha vuan ende ato pasoja. Ai nuk të çon drejt fitores është shumë e thjeshtë. Gjithë luftuam për të bërë Bashën kryeministër.

EMISIONET