Debat në Kuvend për investimet strategjike/ Spiropali mbron Xhaçkën dhe burrin Artan Gaçi e ofendon opozitën: Pusho! Jeni bërë kalë karroce të qorrfermanit

Debat në Kuvend lidhur me investimet strategjike.

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali mbrojti ministren e Jashtme dhe bashkëshortin e saj ndërsa përdori fjalor ofendues ndaj opozitës por dhe deputetit demokrat Agron Shehajt.

Elisa Spiropali:  “Jeni bërë kalë karroce. Ishte biznesmen i nderuar dhe po del nga politika si një ushtar i qorr fermanit.

Nuk di çfarë nxjerr nga goja dhe kë lëndon.

Na përmend turpin. Ka turp më të madh se lukunia juaj që janë bërë bashkë për të

Pusho! Se ti je i pari kalë karroce! ( I drejtohet Gazmend Bardhit)

Ju abuzoni me interpelancat në kuvendin e Shqipërisë.
Ul zërin ti!
Abuzoni

Nëse bashkëshorti i ministres do na hidhte në gjyq bashkë do e fitonte gjyqin.

Deputetët demokratë protestojnë duke i rënë tryezave.

Komisioni hetimor që ju kërkoni të ngrini është në cënim jo vetëm të investitorëve port ë klimës së biznesit.

Agron Shehaj: Nuk e kam fajin unë se ministrja vjedh me familjarët. Ka vjedhur haptazi. Nuk mund të thuash Agron pse del ti e flet për familjarët. Aty është emri i bashkëshortit. Çfarë të them? Po të merrte pronën publike Spiropali do të thoja emrin e saj por e mori Xhaçka.

Keq më vjen por turpin Rama jua la juve. Cila ishte arsyeja pse firmosi. Diplomacia e Shqipërisë nuk mund të drejtohet nga një ministre që ka future duart në pronën publike. Zonja Xhaçka nuk mund të jetë dhe ministre dhe investore strategjike.

EMISIONET