Burg për 3 fëmijët e Pëllumb Metës, djemtë ndryshojnë qëndrim, ia lënë fajin motrës: Nuk e kemi bërë ne. Hygerta: E qëllova!
Tre fëmijët që morën pjesë në vrasjen e të atit, Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit kanë dalë sot para gjykatës. Mësohet se asnjë i afërm i familjes Meta nuk do të jetë i pranishëm në gjykatë.
Fillimisht ka qenë vajza e familjes, Hygerta Meta ajo që ka marrë përsipër autorësinë e krimit, por më vonë, rezultoi se ka qenë vëllai i saj i madh Hysen Meta ai që kreu qitjen.
Ndërkohë dali i madh, Hysen Meta ka ndryshuar qëndrim duke thënë se nuk e ka vrarë ai babain e tij, por motra e vogël.
“Nuk e kam bere unë. Te flasë ai qe e ka bere. Kam qene prezent dhe kam pare qe motra e vogël ka qëlluar babain. Donte ta drejtonte me zor babai. Nuk kam pasur marrëdhënie te mira. Kam qene i hutuar. Na ka ardhur keq për këtë që i ndodhi babait.” – është shprehur Hyseni, dali i madh.
Amarildoja, djali i vogël: Kam shkuar në shtëpi në 6 pasdite në 10 shkurt dhe më tha mami që kishin vrarë babi. Pastaj nisëm të fshihnim gjurmët. Nuk e vrava, por motra.
Hygerta Meta në dëshminë para gjykatës në lidhje me vrasjen e të atit. Ajo është shfaqur e penduar si dhe ka treguar detaje nga ngjarja.
“Të enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për herë te dytë fejesën. Të shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri dreke, u shtri dhe mora armën dhe ia tregova, por ai nuk u befasua. E qëllova! I thashë çohu në këmbë, më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg, në dhomë të ndenjes. Arma ishte në sirtar në dhomën e gjumit. Jam penduar, por s’ka kthim”, tha ajo.
“Në 13 Shkurt Hysen Meta ka denoncuar se babai është larguar dhe nuk është kthyer prej datës 10. Mjeti është gjetur në zonën e pishave pranë fshatit Rinia. Në të nuk janë gjetur gjurmë. Në kroskot u gjeten dokumentet e makinës. Hygerta Meta deklaroi në polici se e ka vrare ajo babanë. Në trup u gjetën tre plage me arme zjarri. Ne divan u gjet një gëzhojë ne sirtarin.
U ripyet Hygerta e cila deklaroi se krimin e kreu vëllai. Ajo tha se ka qenë ajo që e ka lidhur kufomën. Kane qene ne banese Hygerta dhe vëllai, Hyseni e ka qëlluar me katër plumba.
Me pas dy vëllezërit e kane varrosur ne kasolle. Me pas dy djemtë e kane mare mjetin e kanë lënë ne zonën e pishave ne Fshat Rinia. Kërkojmë mase sigurie Arrest me burg. Kërkojmë vlerësim te ligjshëm te arrestit ne flagrance” – është shprehur prokurorja e çështjes.
Avokatja e Hygertës dhe Amarildos kërkoi masë më të butë për Hygertën pavarësisht ndryshimit të qëndrimeve të saj derisa të përcaktohet vepra penale ndaj saj. Edhe për Amarildon masë më të butë pasi nuk ka qenë prezent dhe pse ka bashkëpunuar më pas.
Ata tashmë akuzohen për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Fshehje dhe asgjesim të kufomës të kryer në bashkëpunim