Dajaku te “5 Maji” është thjesht biznes
Rindërtimi është ndoshta programi publik me solidar qe është ndërmarrë ndonjëherë ne Shqipëri.
Është një program ku qytetaret e një vendi behën bashke dhe financojnë 700 e ca milionë euro apo ndoshta 1 miliardë (se shifrat aty prokurohen sipas qejfit dhe kane dale jashtë çdo kufiri), për te ndihmuar bashkëqytetarët e tyre qe u goditen nga një fatkeqësi natyrore.
Është program i paprecedente.
Nuk ka rast te dyte ne bote ku qytetaret te kenë treguar solidaritet ne këtë shkalle, nëse e merr ne raport Prodhimin Kombëtar.
Çfarë bën qeveria? Solidaritetin e kthen ne represion. Këta janë qeveria e vetme ne bote qe mund ta bëjnë ketë.
Kane turrur xhandarët për te nxjerre me dajak familjet nga banesat e tyre ne lagjen 5 maji.
Ato familje, qe këta po i nxjerrin me force sot nga shtëpitë e tyre, kane kontribuar për rindërtimin. Kane paguar nga taksat e tyre qe te ndihmonin familjet e prekura nga tërmeti te bëheshin me shtëpi.
Por paskan paguar edhe te zezën e tyre.
Pse e bën qeveria këtë? Çfarë arsye ka qe ta ktheje një program kaq solidar ne gjëmë për qindra familje?
Ben biznes. Gjithmonë kjo është arsyeja.
Aty tek 5 maji janë prokuruar 62 milionë dollarë kontrata ne kuadër te rindërtimit nga Bashkia e Tiranës. Janë para te prokuruar me procedura ekstraligjore, me gare te cunguar.
Fituesit e këtij lumi te madh parash janë oligarkët me te mëdhenj te Shqipërisë, kompani trafikantesh dhe klientë te qeverise.
Ndaj po u vene hurin njerëzve këta duke i nxjerre me force nga shtëpitë. Duan te bëjnë biznes. Kane leke për te ndare neper llogari. Kjo është arsyeja. Gjithmonë.