Daci: Prokurorët i kanë lejuar që pasuritë e zotit Ndroqi të shkatërrohen

Avokati i Presidentit të Yldon Media Group, Jordan Daci, është shprehur se prokurorët  e SPAK, përveçse nuk kanë bërë hetim në lidhje me pasuritë e Zotit Ylli Ndroqit, janë përgjegjës edhe për qindra miliona euro të interesave të shtetit dhe të vetë zotit Ndroqi. 

Ai u shpreh se të ardhurat që merren nga televizioni, Ora News, janë të gjithë para të rigjeneruara nga fitimet e televizioneve, ndërkohë që administratorët kanë shkatërruar pasuritë e tjera.

“Kur pasuritë e Ylli Ndroqit t’i nënshtrohen hetimit Gjyqësor dhe vlerësimit të posaçëm, që do jetë pjesë e veprimeve që ne kërkojmë, ne do shohim që shifrat që ata pretendojnë është asgjë që Zoti Ndroqi ka bërë me punën e vetë. Kështu që të thuash nuk llogarisë të ardhurat që realizon Ora Neës, që janë të gjithë para të rigjeneruara.

Këta prokurorë përveçse nuk kanë bërë këtë hetim janë përgjegjës, për qindra miliona euro të interesave të shtetit dhe Ndroqit. Këta me pasivitetin që kanë treguar, duke mos bërë të mundur që pasuritë të administroheshin, lanë të shkatërrohet miniera dhe shteti bashkëpunojë që mos të ndërtimin e dy HEC-ve, dhe qindra punëtorë i lanë pa punë. Këto prokurorë do përgjigjen ndaj shtetit për miliona dollarë që i kanë humbur shtetit. Prokurorët kanë lejuar shkatërrimin e pronave."

EMISIONET