Daci: Politika ka kapur sërish reformën në drejtësi me individë që janë të lidhur me pushtetin

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, juristi Jordan Daci u shpreh se dështimi më i madh i reformës në drejtësi është i shqiptarëve dhe i politikës që donte nga njëra të korrte sukses.

Ai tha se politika arritur që të kapte sërish nga reforma, duke kapur disa institucione nga individë që janë të lidhur me pushtetin.

Daci: U paguan dhjetëra milionë për ekspertët e lartë në drejtësi. Ata nuk bënë gjë dhe filluan e ndihmuan ndërkombëtarët. Shumica e tyre ishin sokolët e partisë dhe rrinin e bënin gallatë dhe në fund nuk kishin ndonjë kontribut.

Dështimi më i madh është i shqiptarëve dhe i politikës që donte nga njëra të korrte sukses, dhe nga ana tjetër të vazhdonte të njëjtën lojë që kishte më parë, por që tashmë po i përshtatej reformës. Prandaj politika arritur që të kapte sërish nga reforma, duke kapur disa institucione nga individë që janë të lidhur me pushtetin. Politika nuk është larguar nga drejtësia.  

EMISIONET