Daci: Kjo histori ka një prapavijë politike, kundër interesave të Ndroqit bëhen presione

Avokati i Presidentit të "Yldon Media Group", Jordan Daci, është shprehur se Prokuroria ka injoruar dokumentet e paraqitura  të pronave të Zotit Ylli Ndroqi, pasi sipas tij pas kësaj historie fshihet prapavije politike.

Më tej ai thotë se kundër interesave të Ylli Ndroqit janë bërë presione politike .

Jordan Daci: Marrja përsipër e një detyre politike, ka një prapavijë politike që  të gjithë e dinë. Paaftësia që nuk do doja të pranoja që dy kolegë të mi, janë të papaftë për ta kuptuar, shpresojë të arrijnë të provojnë të kundërtën. E treta thjesht kanë marrë  të çojnë të tyre duke injoruar të gjithë provat.

Kemi të dhëna që ka presione të ndryshme që bëhen kundër Zotit Ylli Ndroqi, kjo është e provuar. Qoftë në bizneset, qoftë dhe në administrimin që kishin kompanitë. Kemi të dhëna që janë bërë presione kundër Zotit Ndroqi.“

 

EMISIONET