Daci: Jam për zgjatje të organeve të Vettingut, por të bëhet Vetting edhe për Vettingun

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, juristi Jordan Daci u shpreh se reforma në drejtësi nuk mund të zhbëhet.

Ai tha se Shqipëria nuk është e aftë që t’i bëjë gjëra vetë, pa ndërkombëtarët dhe prandaj është  për zgjatje mandati për organet e Vettingut, por jam për Vetting për Vettingun.

Daci: Ne kemi 3 skenarë para. Reformë në drejtësisë nuk mund të zhbëhet. Kemi një reformë që është pjesërisht pa përfunduar. Skenarët janë 3. Një që të vazhdojë vetë sistemi punën, që për mua nuk është gati sepse nuk ka arritur pjekurinë e duhur për këtë proces. Kjo heq edhe garancinë që kanë pasur shqiptarët te ndërkombëtarët.

Nuk është ndonjë kiamet i madh zgjatja e afati i mandatit të organeve të Vettingut. Sigurisht që duhet të vazhdojë garancia e vëzhguesve ndërkombëtarë. Çfarë interesi kanë ata që t’i bëjnë dëm Shqipërisë? Ne nuk jemi të aftë që t’i bëjmë gjëra vetë. Unë jam për zgjatje mandati, por jam për vetting për Vettingun.

EMISIONET