Daci: Drejtësia jonë nuk mund të veteshërohej, reforma do të japë rezultatet e saj pas 7-8 vitesh

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, juristi Jordan Daci u shpreh se sistemet e drejtësisë kanë probleme dhe vetë shërohen, duke theksuar se sistemi ynë në atë gjendje nuk mund të shërohej.

Ai shtoi se përtej dëshirë që të prodhonte rezultatet të shkëlqyera, kjo reformë ka pasur edhe probleme të shumta.

Daci: Sistemet e drejtësisë kanë probleme dhe vetë shërohen. Sistemi ynë në atë gjendje nuk mund të shërohej, prandaj kishte nevojë për një reformë jo të zakontë. Reforma në parim dhe si ide ishte e drejtë dhe ata që kanë pritur një reformë të shkurtër do të zhgënjehen.

Sigurisht që kjo reformë që nuk ka qenë e zakontë, aktorët politikë kanë dështuar ta mbikëqyrin këtë reformë dhe nuk pranojnë për të diskutuar ndërhyrje në raport me problemet. Është fakt se përtej dëshirë që të prodhonte rezultatet të shkëlqyera, kjo reformë ka pasur edhe probleme të shumta. Duhen bërë disa ndërhyrje që të ndihmojnë reformën. Besoj se efekti i kësaj reformë do të duket pas 7-8 vitesh.

EMISIONET