Cukali: Vendimi për të lënë gazetarët janë Kuvendit, absurd, cenon informimin e publikut

Në një intervistë me gazetaren Matilda Mcini në Ora News, kreu i Këshillit Shqiptar të Medies,
Koloreto Cukali u shpreh se Vendimi për t'i lënë jashtë gazetarët nga Kuvendi është absurd.

Sipas tij sepse puna e gazetarit shumë e rëndësishme që të bëhet aty ky ngjarja ndodh dhe një veprim i tillë i shkakton dëm informimit të publikut.

Cukali: Vendimi për t'i lënë jashtë gazetarët nga Kuvendi është absurd dhe po shkon drejt qesharakes. Sigurisht që është një cenim i fjalës së lirë, sigurisht që dëmton punën e gazetarëve. Arsyet pse është marrë një vendim i tillë mund të spekulohet, por dëmi i informimit të publikut është i madh, sepse puna e gazetarit shumë e rëndësishme që të bëhet aty ky ngjarja ndodh. Tani gazetarët do të futen në një bodrum dhe do t'i shohin gjërat në një TV në bodrum. Kjo është absurde dhe një lëvizje e pamenduar mirë.

Unë e shoh si një gjë e pamenduar, por është një vendim shumë i dëmshëm. Një nga justifikimet është mbingarkesë sepse ka shumë ngarkesë, por zgjidhja është absurde duke mos marrë far enë konsideratë informimin e publikut. Ndoshta kjo është një lëvizje edhe arrogante e atij që ka fituar zgjedhjet, duke thënë që do ta ndërmarrë këtë lëvizje dhe do të rregullojë ca punë të vetat. Gjithmonë gjendet një zgjidhje. Nuk mund të hiqet gazetari nga vendi ku ndodh ngjarja.

Cukali shtoi se parlamenti shqiptar ka një diskriminim ndaj medies, sepse televizioni publik dhe ATSH-ja kanë të njëjtën liri, ndërsa televizionet e tjera nuk e kanë këtë liri.

Cukali: Mendoj se parlamenti shqiptar ka një diskriminim ndaj medies, sepse televizioni publik dhe ATSH-ja kanë liri lëvizjeje, ndërsa televizionet e tjera nuk e kanë këtë liri. Edhe sikur një shikues të ketë një televizion, ai ka të drejtë të informohet për atë që ndodh në Kuvend. Sigurisht që kjo lëvizje është bërë në një kohë shumë të keqe, kur pritet të hapen negociatat dhe ka pasur shqetësim nga institucionet ndërkombëtare.

EMISIONET