Rastet ditore/ 894 të shëruar nga Covid, 111 në spital, 3 humbje jete

Rastet ditore/ 894 të shëruar nga Covid, 111 në spital, 3 humbje

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 3 persona dhe janë infektuar 91 qytetarë.

Sipas Ministrisë numrin më të lartë të infektuerve e ka Tirana me 23 raste, më pas Korça me 8 raste të reja, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19:  2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (06 Maj 2021)

Raste të reja ditore 91
Të shëruar në 24 orë 894
Të shtruar në spitale 111
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,818

Testime totale 649,632
Raste pozitive 131,510
Raste të shëruara 114,362
Raste Aktive 14,742
Humbje jete 2,406

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12431
Fier 505
Shkodër 356
Gjirokastër 242
Korçë 236
Durrës 231
Vlorë 220
Elbasan 133
Dibër 98
Berat 98
Kukës 96
Lezhë 96

 

EMISIONET