Efekti Delta, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid në 24 orë
Asnjë viktimë dhe 132 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri nmë i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë, me 42 raste , 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz, 6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.
Aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë.Janë shëruar 29 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (05 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 132
Të shëruar në 24 orë 29
Të shtruar në spitale 26
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,601
Testime totale 918,347
Raste pozitive 133,442
Raste të shëruara 130,343
Raste Aktive 642
Humbje jete 2,457
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 242
Elbasan 61
Shkodër 88
Vlorë 59
Berat 38
Lezhë 34
Fier 37
Kukës 21
Durrës 21
Korçë 13
Gjirokastër 7
Dibër 1