Covid-19 në vend: 1017 raste të reja dhe 2 viktima. Shtohen shtrimet në spitale

Covid-19 në vend: 1017 raste të reja dhe 2 viktima. Shtohen shtrimet

Dy viktima dhe 1017 raste të reja janë regjistruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Misnitria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk kanë mundur që t'i mbijetojnë Covid-19: një qytetare nga Durrësi 48 vjeçe, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç.

Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në: 

Tiranë me 618 raste të reja,  41 në Lushnje, 33 Durrës, 30 në Berat, 29 në Fier, 25 në Vlorë, 22 në Gjirokastër, 16 në Sarandë, 15 Mallakastër, 12 në Kurbin, Krujë, Dibër, Devoll, 11 në Peqin, 10 në Kukës, Lezhë, Gramsh, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Delvinë, Korçë, 6 në Shijak, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 5 në Vorë, Pogradec, Kuçovë, 4 Divjakë, Skrapar, 3 në Shkodër, Has, Rrogozhinë, 2 në Pukë, Tropojë, Mat, Memaliaj, 1 në Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Librazhd.

Janë 20,928 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. 

Janë shëruar 1,254 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 209,455 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,017

Të shëruar në 24 orë      1,254

Të shtruar në spitale       136

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 4,024

Testime totale              1,580,889

Raste pozitive                 233,654

Raste të shëruara           209,455

Raste Aktive                      20,928

Humbje jete                         3,271

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10,161

Durrës            1,601

Fier                 1,589

Elbasan          1,475

Shkodër          1,291

Vlorë                1,224

Gjirokastër       950

Berat                 794

Lezhë                706

Korçë                 699

Dibër                  236

Kukës                 202

EMISIONET