Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë viktimë, regjistrohen 40 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë viktimë, regjistrohen 40 raste

Asnjë viktimë dhe 40 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 12 raste, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.

Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 40

Të shëruar në 24 orë 21

Të shtruar në spitale 24

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2568

Testime totale 902,914

Raste pozitive 133,121

Raste të shëruara 130,243

Raste Aktive 421

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 152
Elbasan 58
Lezhë 36
Shkodër 34
Kukës 32
Vlorë 32
Fier 25
Berat 21
Korçë 15
Durrës 10
Gjirokastër 6

EMISIONET