Covid-19, Dasho: Shifrat po rriten, shkak përhapja e variantit Ba 5. S’ka vend për panik

Mjeku Erion Dasho, ka folur për situatën epidemiologjike në vend, ku ditët e fundit ka pasur një rritje të rasteve nga Covid-19.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Dasho tha se rritja e shifrave vjen për shkak të përhapjes së variantin Ba 5.

Erion Dasho: Është e vërtetë që shifrat janë rritur. Mendohet se kjo rritje i dedikohet përhapjes në masë të variantit Ba5 dhe fakti që ky variant arrin t’I shëroj imunitetit të krijuar qoftë si pasojë e vaksinës qoftë si pasojë e kalimit të formave të mëparshme të Covid-19. Në të njëjtën kohë në shumë vende të Europës fillojnë ato grumbullimet tradicionale, sidomos në Gjermani. Edhe Gjermania ja rritje., por nuk ka ndonjë masë të veçantë.

Edhe pse ka rritje te infektimeve, mjeku tha se nuk ka vend për panik, pasi janë kaluar valët e mëparshme të sëmundjes vdekjeprurëse.

Erion Dasho: Vend për panik nuk ka, sepse si pasojë e kalimit të valëve të mëparshme të Covid-19 dhe vaksinimit, popullata qoftë evropiane apo shqiptare. Rol kryesor në Shqipëri, ka pasur kalimi i një nga formave të mëparshme të virusit. Në Europë,  rolin kryesor e ka luajtur vaksinimi. Pra si pasojë e këtyre dy fenomeneve, ka një shkallë imuniteti e një mbrojtje në raport me Covid-19.

Sipas tij: Organizmi i njeriut nuk është më kaq i prekshëm kur kjo sëmundje u shfaq në fillim të vitit 2019. Tashmë edhe format klinike janë më të lehta.

Ai ka pasur kritika dhe për autoritetet duke thënë se nuk japin informacionet e duhura për situatën në të cilën ndodhet vendi si dhe çfarë duhet bërë.

Erion Dasho: Unë nuk e shoh aktive, as Ministrinë, as Komunitetin e Ekspertëve, as Institutin e Shëndetit Publik që të japë informacion jetëshpëtuese.

Parandalimi është njëlloj kudo. Elementi bazë i parandalimit është sot vaksina. Nëse qytetarit shqiptar, nuk i përmendet nevoja për t’u rivaksinuar me moshën, me problemet shëndetësore që ka, me gjininë, me tipet e vaksinave që ka, këti personi i rrezikohet jeta.

EMISIONET