Ceko: Shqiptarët kanë problem kryesor kostot e jetesës, ka rënë koncepti i kërkesës dhe ofertës
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Enriko Ceko – Ekspert Ekonomie, Pedagog tha se shqiptarët kanë si probleme kryesor kostot e jetesës që lidhem me çmimet.
Ceko: Para 4 vitesh shqiptarët janë pyetur se cilët janë problemet e tyre kryesore. Ata janë përgjigjur, papunësia, korrupsioni dhe shëndetësia. Aso kohe 57% thanë papunësia, këtë e zgjidhem duke larguar 600 mijë nga Shqipëria. Dy javë më parë janë pyetur dhe kanë thënë se janë çmimet në 43% dhe 30% kostoja e jetesës që lidhen me çmimet.
Çështja kryesore e Shqipërisë është që në vendin tonë është shkatërruar komplet koncepti i kërkesës dhe ofertës, sepse nuk e kemi kuptuar mirë se çfarë do të thotë liri ekonomike. Njerëzit përpiqet që të ndërtojnë një sistem ku duan të jetojnë mirë dhe ekstremet janë diktatura, dhe liria e shfrenuar, kaosi apo anarkia.