Bytyçi: Lidershipi kosovar që pasoi Ibrahim Rrugovën, i kapur dhe i korruptuar. Rama të heshtë!

Studiuesi Enver Bytyçi i ftuar në edicionin e lajmeve në RTV Ora, deklaroi se lidershipi politik që pasoi presidentin historik të Kosovës ishte një lidership i kapur dhe i korruptuar.

Por gjithsesi, ai tha se lidershipi i ri me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti janë një ogur i mirë për Kosovën për të ecur në shembullin politik dhe idealeve që përcolli ndër vite Rrugova.

“Lidershipi i Kosovës ka ndjekur dhe përdorur figurën e Ibrahim Rrugovës. Të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur së fundmit atje, nuk do të bëheshin nëse do ishte Rrugova, pasi forca e argumentit dhe e vullnetit ishte më e fortë se dëshira e armiqve. Lidershipi pas tij fatkeqësisht ishte një lidership i kapur. Pasi Ibrahim Rrugova ishte i pakurruptuar, i pavarur dhe i guximshëm.

Të shpresojmë se lidershipi i ri me zonjën Osmani dhe me zotin Kurti është një lidership që nuk bën afera me dosje, dhe shpresoj që ata të mbrojnë interesat e Kosovës ashtu siç bëri Rrugova dikur.Uroj që trashëgimia politike e Ibrahim Rrugovës është modeli më i mirë për politikën e Kosovës por dhe atë shqiptare.Ishte fat për Kosovën një lidership i tillë”, tha ai.

Ndërkaq studiuesi lëshoi kritika të ashpra për bashkëpunimit mes Edi Ramës dhe Alksandër Vuçiçit.

“Serbët edhe pse po mbrojnë fytyrën kriminale të Millosheviçit, fatkeqësisht janë në të njëjtën linjë me atë të qeverisë së Shqipërisë, por që në fakt është krejtësisht e kundërt me atë të Ibrahim Rrugovës.

Ndaj Shqipëria me në krye Edi Ramën është më mirë të mos flasin kurrë dhe asnjëherë për Kosovën, se sat ë rreshtohet përkrah Vuçiçit, ashtu siç bëri në Samitin e Davosit”, tha studiuesi Enver Bytyçi.

Lidhur me marrëveshjen që po diskutohet së fundmi mes Beogradit dhe Prishtinës me negociimin e BE-së dhe SHBA-së, Bytyçi tha se ajo duhet një marrëveshje që duhet ta largojë përfundimisht Serbinë nga Kosova, si e vetmja mënyrë për një rajon të stabilizuar. Ndërkaq, Bytyçi nënvizoi dhe paqartësinë se pse në këto bisedime nuk është përfshirë dhe Britania.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET