Bylykbashi: PS do që të pengojë marrjen e provave për “25 prillin”, Rama i detyruar të vijë në komision

I ftuar në RTV Ora, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh se hetimi parlamentar për "25 prillin" ka një natyrë të tillë që çon drejt konstatimit të problematikave dhe gjetjes së zgjedhjeve që të mos përsëritet më një gjë e tillë.

Bylykbashi theksoi se opozita ka të drejtë me ligj që të marrë një provë, por socialistët duan të marrin vendime të ndërmjetme që prova të mos merret dhe pastaj të thonë se prova nuk pati.

Bylykbashi: Hetimi parlamentar ka një natyrë të tillë që çon drejt konstatimit të problematikave dhe gjetjes së zgjedhjeve që të mos përsëritet më një gjë e tillë. Ky komision është ngritur për të jetuar përdorimin sistematik të shtetit të zgjedhje. Pra është prishur një nga parimet themelore që është ndarja e partisë nga shteti. Ndryshe zgjedhjet nuk mund të jenë të lira dhe të ndershme. Ne kërkojmë që të hetojmë se si janë përdorur paratë e tërmetit, fondet apo edhe patronazhistët. Ne duam që të konstatojmë shkeljet de t’i ndalojmë për të ardhmen.

Nëse ne kemi të drejtë me ligj që të marrim një provë, socialistët duan të marrin vendime të ndërmjetme që prova të mos merret dhe pastaj të thonë se prova nuk pati. Ne duam të mbledhim provat, të mos bien dakord ata pastaj dhe të shkruajnë raportin e tyre. Ne të sigurojmë provat dhe le ta shohin shqiptarët të sistemuar atë që kanë parë në zgjedhje.

Bylykbashi shtoi se Rama e ka të detyruar me ligj që të vij në komisionin hetimor për zgjedhjet dhe një shembull i tillë ka ndodhur edhe më herët.

Bylykbashi: Rama e ka të detyruar me ligj që të vij në komisionin hetimor për zgjedhjet. Edhe më herët janë paraqitur kryeministra para këtyre komisioneve. Kryeministri është njëri nga personat, por aty po flasim për shumë prova të tjera që duam të marrim. Edi Rama mundohet prej kohësh që të degradojë parlamentin e vendin. Në një [parlament tjetër jo vetëm do ta kishin nxjerrë nga salla, por duhet të ishte kallëzuar penalisht. Në komisionet parlamentare nuk ka vend për karagjozë.

EMISIONET