Buxhuku: Kur nafta ngrihet në bursë, çmimet ngrihen direkt, e kundërta nuk ndodh, Bordi vetëm bën dëme

Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku u shpreh se rritja e çmimit të karburanteve në vendin tonë varen edhe nga problematikave të tregut tonë të brendshëm.

Ai tha se ulja në bursë e naftë nuk reflektohet në tregjet tona për shkak të mënyrës se si është ndërtuar tregu dhe politikat fiskale.

Ai shtoi se bordi i ul shumë pak ose me shumë vonesë çmimet kur ato ulen në bursat ndërkombëtare, duke bërë kështu më shumë dëm.

Buxhuku: Çmimi i karburanteve varet nga dollari dhe ky i fundit është forcuar kohët e fundit. Por problematikat e çmimeve të karburanteve në vendin tonë kanë lidhje me strukturën e tregut të brendshëm. Shkaku kryesor pse kemi këto problematike është mënyra se si funksionin tregu i karburanteve dhe politikave fiskale që ndërmerr qeveria shqiptare. Pse ulja e çmimit të karburanteve në bursat ndërkombëtare nuk pasqyrohet në vendin tonë? Kjo ndodh nga politikat fiskale dhe nga mënyra se si është ndërtuar tregu në vendin tonë gjatë këtyre viteve që është ndërtuar keq.

Thirrjet tona kanë shkuar në vesh të shurdhët, sepse politikat qeveritare, që janë thelbi i rregullimit të tregjeve, praktikisht kanë qenë të tilla që nuk kanë ndikuar në zbutjen e çmimit të karburanteve për qytetarët dhe bizneseve. Ulja në bursë e naftës duhet të ishte reflektuar edhe në vendin tonë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kur ngrihet çmimi në bursë, rritja në tregun shqiptare është e menjëhershme. Kompaninë që funksionojnë si kartel i rrisin çmimet menjëherë, por kur ulet çmimi në bursat ndërkombëtare, ulja ndodh shumë e vogël dhe me shumë vonesa. Këtë duhet ta rregullonte bordi, sepse ka dy javë që kanë rënë çmimet në bursë, por Bordi nuk është mbledhur fare, sepse është një makijazh dhe bën më shumë dëm.

EMISIONET