Butrinti, Kalaja: Mazhoranca nuk pyeti Akademinë e Shkencave, është informuar UNESCO. Habi për qëndrimin e Cekës

Akademikët u zgjuan për Butrintin, vetëm pasi Parlamenti e miratoi projektligjin për menaxhimin e një pjese të Parkut Kombëtar nga Fondacioni i Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan.

Aktivisti Aulon Kalaja në studion e RYV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj e ka konsideruar të vonuar reagimin e Akademisë së Shkencave për Butrintin, ndërsa shtoi se mazhoranca nuk e ka pyetur këtë të fundit para se të miratonte ligjin për dhënien me koncesion të parkut kombëtar.

Aulon Kalaja: Janë njerëz privat, këtë duhet ta kishte ne menaxhim shteti. Këta persona mund t bëjnë çfarë të duan me Butrintin prandaj ishte kjo betejë. Gjithsesi mendoj se shpresat nuk kanë humbur, sepse megjithëse u votua ligji, ne I bëjmë thirrje presidentit të Shqipërisë, që ta kthejë mbrapsht këtë ligj me argumentet që ne kemi dhe unë gjykoj se ky ligj do kthehet mbrapsht. Por e patë çfarë tha Balla, se presidenti do ta kthejë ligjin, por ne do e votojmë sërish. Por nuk funksionon kështu. Këtu kemi të bëjmë me një mazhorancë që nuk pyet presidentin e Republikës, opozitën, por nuk ka pyetur as Akademinë e Shkencave. Pra e kemi ne luksin për të dhënë me koncesion Butrintin. Akademia e Shkencave megjithëse me gjysmë zëri ishte kundër ligjit që u votua ditën e djeshme.

Ndërkohë ditën e sotme (24 Maj) Neritan Ceka, i cili më herët është shprehur kundër, ndryshoi qëndrim dhe përshëndeti miratimin e ligjit. Kalaja tha se u habit me qëndrimin e Cekës ndërsa shtoi se personalisht do i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Aulon Kalaja: Unë u habita nga qëndrimi i Cekës sepse ditën e shtunë, mbajti një qëndrim tjetër, ishte pjesë e aleancës sonë dhe ka folur si i dyti në radhë, ku ka denoncuar me forcë, ndërsa ditën e sotme fjala e tij ka qenë në dy plane.

Të dielën ai tha se do të shkojnë në Butrint dhe së bashku me profesorët do shikojnë pjesët që do i merren parkut kombëtar.

Aulon Kalaja: Unë jam kundër koncesionit të Butrintin dhe do jem deri në fund. Do shkojmë në Butrint së bashku me profesorët, të cilët do të shpjegojnë nga afër se si do të kafshoeht Butrinti, zonat që do dalin nga zonat mbrojtëse të UNESCO-së, për të ndërtuar atje 643 vila, restorante dhe kafene dhe si ajo pjesë e bekuar e Shqipërisë në Kepin e Stillës do të dalë nga  mbrojtja.

Kalaja informoi se për këtë çështje është vënë në dijeni edhe UNESCO, ndërsa eksponentët botërorë e kanë konsideruar si masakër.

Aulon Kalaja: UNESCO po shikon se çfarë do të bëjmë neve , me pasurinë tonë kombëtare, megjithëse se kjo është një nga 10 vendet më të bukura në Europë, është një magji e madhe. UNESCO është vënë në dijeni për atë që po ndodh. Kanë folur disa eksponentë botërorë, se ajo që po ndodh me Shqipërinë është e turpshme. Janë vënë në dijeni për masakran në Butrint dhe nuk është vetëm Butrinti, por është një gjë që do kaloj në Durrës në Apolloni, ka plane të frikshme për sitet shqiptare.

Përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET