Bursa e ekselencës nuk mjafton, studentët detyrohen të punojnë

Bursa prej 10 mijë lekësh që Ana Capo përfiton si studente ekselente, nuk i mjafton për të përballuar jetesën në Tiranë.

E reja nga Pogradeci, e cila ka përfunduar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera, thotë se shpenzimet në kryeqytet janë të larta, ndërsa shtrenjtimi i çmimeve muajt e fundit e vendos shpesh në vështirësi ekonomike.

Ana Capo:“Jetesë e shtrenjtë. Të gjitha, janë rritur dhe çmimet. Kushton transporti, kushton literatura, pra një bursë 100 mije lekë, nuk është se e ndihmon studentin”

Për t`ju lehtësuar barrën prindërve, ka zgjedhur që paralelisht me studimet për psikologji, edhe të punojë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ana Capo: “Për një student, është deri diku e vështirë që dhe të punojë, dhe të studiojë dhe të vejë në shkollë. Mundohem që në fundjavë të rikuperoj orët e humbura nga puna dhe të studioj”

Bursa e ekselencës është e papërfillshme edhe për Nertila Spahon, studenten e ekonomisë.

Nertila Spaho: “Shuma që ne marrim nuk është apsolutishtë e mjaftueshme, pasi ne si studentë kemi shumë shpenzime duke nisur, nga ato më bazike që janë, ushqyerja, parat që na duhen për konsumim të përditshëm, si dhe përballimet e shpenzimeve të shtëpisë me qera” 

Duke llogaritur me kursim gjithë shpenzimet, thotë se në një muaj i duhen të paktën 30 mijë lekë.

Nertila Spaho: Duke kursyer normalisht, se kur je studentë ke dhe orare të papërshtashme në shkollë ke vështirësi. Shumicën e kohës të jesh jashtë, do konsumosh ushqime të shpejta”

Vitin e parë të studimeve e nisën në auditoret e universiteteve shqiptare, por të dyja synojnë largimin jashtë vendit.

Përpiqesh shumë, bën tërë ato sakrifica, në fund nuk të afrohen ato mundësi që ti meriton të gjesh.
Masterin mund ta bëj jashtë, por të kthehem sërishtë. Kam shumë dëshirë të kthehem dhe të bëj diça këtu” 

Bursa për studentët me mesatare mbi 9, u caktua nga qeveria pas protestave të vitit 2018. Ajo jo vetëm që nuk mjafton, por çdo vit u është dhënë studentëve me vonesë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET