Burg për vrasësin e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, autori i penduar qan gjatë seancës gjyqësore

Krejt i qetë në pamje të jashtme Elton meta hyri në gjykatën e Fierit për tu përballur me akuzën e vrasjes me bukë në gojë të ish-bashkëshortes 23 vjeçare.

Por pamja i ndryshoi para togave të zeza kur u raportua se shpërtheu në lot pasi pranoi vrasjen e nënës së vajzës 3 vjeçare.
Ai ka deklaruar se e donte ish bashkëshorten dhe se krimin e ka kryen nën kërcënimin e ish-vjehrrit të tij.

"E doja Sarbinën, por më ka bërë presion vjehrri, më ka kërcënuar. Ai më ka thënë se do të më vrasë, dhe armën e kisha marrë për vetëmbrojtje."

Mbi të rëndojnë tre akuza, ajo e vrasjes , armëmbajtje pa leje dhe prishje e rendit publik.

Elton Metaj vrau mbrëmjen e së premtes me bukë në gojë ish-bashkëshorten e tij Sarbinën në shtëpinë e prindërve të saj, ndërsa edhe ne vitin 2020 ai kishte pasur konflikte me të që e çuan për herë të parë në burg.

Siç vërtetohet edhe nga dokumentet zyrtare ekspertët mjeko-ligjorë i kishin rekomanduar Gjykatës aso Kohe që ai të lirohej dhe të merrte trajtim psiko-mendor në shtëpi.

Rasti nxiti debat në opinionin publik për neglizhencë nga ana e Gjykatës së Fierit, ndërsa tanimë edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim për vendimin e 2020 të gjykatës së Fierit.

14 gra dhe vajza janë vrarë ne vendin tonë vetëm në 2021, ndërsa shoqëria civile ka lajmëruar një protestë të mërkurën në Tiranë për vrasjen e 23 vjeçares Sarbina Benga.

EMISIONET