"Budallallëqe, u dështoi skema", Meta nga Vlora: Kur Saliu i bëri ministra e deputetë, nuk e dinin që ka qenë Sekretar partie para '90-ës?!

Vlora ishte ndalesa e Ilir Metës këtë të martë, ku u takua me strukturat e Partisë së Lirisë atje.

Teksa paralajmëroi zhvillime të vrullshme, Meta tha se Rama dhe mazhoranca janë në panik  nga aksioni opozitar dhe dëshmi për këtë janë dhe sajesat e tyre me nisma për dosjet dhe non gratat.

Meta: Edhe hapja e negociatave, ata morën vendim për shkak të Ukrainës. Dihet se ato asnjëherë nuk kanë për të filluar realisht me këtë qeveri sepse këtu të gjitha kushtet kanë të bëjnë me çështje të krimit, korrupsionit, të cilat kanë mbetur pezull dhe do tu jepet një zgjidhje në çdo mënyrë. Zhvillimet do jenë shumë të forta dhe të shpejta. Duhet të jemi të përgatitur që të mbajmë peshën që na takon në të gjitha këto zhvillime dhe të kemi njerëzit e duhur që i vënë gjoksin gjithë kësaj përballje.

Paniku është i qartë nga ana e tyre derisa shpikin dhe budallallëqe për Sekretar partie. Kur i bënte Saliu këta ministra dhe deputetë të PD para 20 vitesh nuk e dinin që Saliu kishte qenë sekretar partie para '90-ës. Tani që i futi ky në këto korrupsionet me incineratorët dhe portin e Durrësit tani e zbuluan dhe do bëjnë budallallëqe të tilla. Janë tregues të panikut dhe faktit që u ka dështuar skema. Ai kishte një skemë: Bli opozitën, bli ndeshjen para se të fillojë takimi dhe çdo gjë tjetër ishte aktrim.

Dy iniciativat e Partisë Socialiste në sesionin e ri parlamentar kanë të bëjnë me rishikimin e certifikatave të pastërtisë së figurës së gjithë politikanëve në raport me ish Sigurimin e Shtetit dhe adresimin e problematikës së non gratave në Kuvend.

EMISIONET