Britania e vendosur për ti dhënë fund emigracionit të paligjshëm: Do zhvendoseni në Ruandë ose do ktheheni në shtëpi
Duke folur në konferencën e partisë Konservatore që po zhvillohet aktualisht në Birmingham, sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman prezantoi planet e saj për emigracionin në Mbretërinë e Bashkuar duke theksuar se "nuk është raciste të duash të kontrollosh kufijtë e vendit tënd".
Braverman tha se ajo të ndërmarrë nisma ligjore për ti dhënë fund migrimit të paligjshëm dhe për ta qartësuar njëherë e mirë se e vetmja rrugë për në Mbretërinë e Bashkuar është përmes një rruge të sigurt dhe ligjore.
Ajo shtoi se shumica e kalimeve me varka të vogla janë nga Shqipëria, shtet të cilin ajo e cilësoi si një “vend të sigurt”.
“Nëse hyni ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar nga një vend i sigurt, do të ktheheni shpejt në vendin tuaj ose do të zhvendoseni në Ruandë”, shpjegoi Sekretarja e Brendshme.
Braverman foli dhe për rritjen e pretendimeve për skllavërinë moderne.
Ajo tha se emigrantët e përdorin këtë arsye si një kalim për të hyrë në vend dhe se “shumë prej tyre nuk janë skllevër modernë dhe pretendimet e tyre për trafikim janë gënjeshtra”.
Duke ju referuar reagimit të ashpër që mori paraardhësja e saj Priti Patel kur ajo dhe Boris Johnson prezantuan politikën e Ruandës, Braverman tha se ka "shumë forca" kundër saj që do t'i bëjnë përpjekjet e saj të vështira.
Midis këtyre forcave, ajo përmendi partinë Laburiste, Lib Dems dhe The Guardian.