“Shtëpi bari” si biznes familjar, dy vëllezërit e bashkëshortet rrisnin kanabis në Malësi të Madhe

Dy vëllezër dhe bashkëshortet e tyre kishin ngritur një shtëpi Bari dhe kultivonin Kanabis në Malësi të Madhe. Kur policia e Shkodrës ndërhyri gjeti aty dy gratë që kujdeseshin për bimat narkotike, ndërsa burrat janë në arrati.

Kultivimi i bimëve narkotike ishte kthtyer në biznes familjar nga dy vellezër dhe bashkëshortet e tyre në Jeran të Malësisë së Madhe.

Kishin vendosur 24 llampa dhe nën nxehtësinë e tyre po kultivonin 90 rrënjë kanabis në vazo.

Kur policia e Shkodrës ndërhyri gjeti dy gra duke u kujdesur për drogën.

File Vuksani, 54 vjece, pronare e magazinës u vu në pranga, ndërsa kunata 43 vjecare I shpëtoi prangave për shkak të problemeve shëndetësore.

Dy vëllezërit Ujk dhe Gjovalin Vuksani, përkatësisht 61 dhe 56 vjeç po ashtu i shpëtuan arrestimit dhe tashmë janë shpallur në kërkim.

Verifikimet zbuluan se Shtëpia e Barit të familjes Vuksani, furnizohej me energji nga një lidhje e paligjshme.

Ky fakt i kushtoi hetim në gjendje të lirë 4 punonjësve të OSHEE në Malësi të Madhe.

Katër anëtarët e familjes Vuksani akuzohen për "Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim" dhe “Vjedhja e energjisë elektrike", ndërsa punonjësit e OSHEE për shpërdorim detyre!

Policia thotë se kjo ishte faza e 10-të e operacionit të koduar “Qarku” gjatë të cilit zbuluar disa raste të kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës, ndërsa janë sekuestruar armë dhe mina me telekomandë, të cilat dyshohet se I përkasin grupeve kriminale në kryeqendrën e veriut!

“Shtëpi bari” si biznes familjar, dy vëllezërit e

EMISIONET