''Brenda banesës, 3 djem dhe 2 vajza''/ E reja që alarmoi policinë në ''Astir'': Mbaj mend persona me armë
S.Qordja pas normalizimit të gjendjës shëndetësore ka dhënë një dëshmi pra oficerëve të policisë se shtetit.
Ajo ka treguar se në banesën e marrë me qera ditore ishte nën shoqërinë e 5 personave të tjerë ku mes tyre ishin dy vajza dhe tre djem.
Pavarësisht insistimit të policisë vajza thotë se e ka të pamundur ti identifikojë pasi nuk i mban mend.
Pavarësisht telefonatës që ajo është dhunuar, S.Qordja shprehet se nuk ka ndodhur një gjë e tille.
Ajo mban mend se ka parë persona me armë zjarri dhe në të tilla kushte është ndjerë e rrezikuar.
Sipas të dhënave një nga banesat eshtë marrë prej muajit nëntor dhe banesa tjeter është marrë sëfundmi po nga i njëjti person
Këtë fakt e ka pohuar edhe vetë administratori i pallatit si dhe pronarja që ka banesat me qera.
Policia është në pritje të disa përgjigjeve që do dalin nga gjurmet daltiloskopike e po ashtu edhe një përgjigje toksikologjike.