Bregu: SPAK ka dhënë 2-3 dënime të përjetshme, vetëm ulin vitet, Krimet e Rëndë jepnin çdo muaj

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, gazetari Sokol Bregu u shpreh se SPAK për krimin në vend ka dhënë vetëm 2-3 dënime me burgim të përjetshëm.

Ai theksoi se prokuroria e krimeve të rënda dikur jepnin çdo muaj dënime të përjetshme, ndërsa SPAK nuk jep dot as sa prokuroria e Tiranës momentalisht.

Bregu: Të gjitha presin arrestimin e dhe dënimin e një politikani. SPAK-u në çështjet që kanë qenë sensitive për krimin kanë dhënë 2-3 dënime me burgim të përjetshëm për t’i mbyllur ata dhe pjesa tjetër ka shpëtuar me 15 vite, ndërsa një gjykatë Tirane aty ka dhënë dyfishin e dënimeve se sa SPAK.

Sa i takon krimit të organizuar është pothuajse se po ul vitet e dënimit për ta. Nuk e kuptoj se çfarë reforme është kjo sepse ajo e krimeve të rënda të dënonin çdo muaj me burg të përjetshëm. Këta kanë marrë bandat kryesore dhe vetëm 2 di unë që i kanë dënuar me burgim të përjetshëm.

EMISIONET