Brahim Shima: Veliaj po bën presionin e radhës, sulm politik ndaj medieve që guxojnë të dalin jashtë kuadratit të tij

Drejtori i informacionit i RTV Ora Ibrahim Shima flet për rrezikun që kanoset medias dhe fjalës së lirë nga kryebashkiaku Erion Veliaj I cili vijon të bëjë presion për ti mbyllur gojën televizioneve të cilat nuk janë reshtuar në krah të tij.

Presioni i radhës është ai ndaj procesit gjyqësor të sekuestros së RTV Ora dhe Ora News, por nuk do të ndalet.

Brahim Shima: “Nisja e procesit ndaj zotit Ylli Ndroqi ka qenë e paralajmëruar nga i njëjti person që vijon presionin. Veliaj tha sot se duhet të ketë një vendim për këto tv që janë kundër. Çfarë vendimi do të marrë ai. Do të marrë vendim që të jenë vetëm tv që do ai. Do vetëm televizionet që japin kronika te gatshme?"

Në emisionin “Ora e Betit” Braçe analizoi dhe deklaratën e Veliajt bërë dje në samitin e diaporës

Brahim Shima: Tha "Tv që vendosin gjoba".  Kur në çdo raport thuhet se mediat po dhunohen Veliaj thotë po i vënë gjobë kryeministrit. Mos vallë Veliaj është zëdhënësi i kryeministrit? Erion Veliaj del si gjeli majë mullarit të plehut dhe jep alarmin. Veliaj është kryetari i bashkisë, çfarë lidhje ka ai me këtë pjesë. U vë gjobë? Kallzoje penalisht. Për çfarë është Veliaj këtë rast, po bën presionin e radhës?!

E ndërsa raportet për median konstatojnë dhunimin nga Veliaj të gazetarëve, kryebashkiaku pretendon se i është vënë gjobë, por në të vërtetë është një sulm politik pë rata që zbulojnë dhe publikojnë aferat.  

Brahim Shima: Në çdo rast Veliaj akuzon dhe dhunon gazetarët del raporti që konfirmon se po dhunon, ndërsa Veliaj thotë se po më vënë gjobë.

Kjo media pavarësisht se ishte në sekuestro nxorri përgjimet e antimafias italiane. Si i bie e kemi bërë ne raportin e antimafias italiane?!

Kur ne publikuam si u hoqën pronarët e tokës tek incineratori, Veliaj thotë po vënë gjoba? Kush është qëllimi i Veliajt? A është ky sulm politik, nuk e di çfarë duhet më hapur. 

Brahim Shima beson se mesazhi  që Veliajt përcolli dje nuk është vetëm për RTV Ora e Ora News por për çdo media që guxon të dalë jashtë kuadratit të tij.

“Edhe në botë janë hetuar mediat por nuk ka vajtur asnjëherë policia. Kush është domethënia e prezencës së policisë?! Eshtë për të intimiduar gazetarët, nuk besoj se vetëm kaq. Deklaratat e Veliajt nuk mendoj se janë për këtë tv por për të treguar çdo medieje që do guxojë të dalë jashtë këtij kuadrati se do veproj në këtë formë. 

Unë kam dhe një pyetje pse zotin Veliaj në 61 bashkitë që ka sot mazhoranca, pse reagon vetëm ky. Nuk e di kë përfaqëson ky, pse nuk reagon kryetari i bashkisë së Peqinit, Rrogozhinës, nuk e di kush bashki vjen tjetër pse reagon vetëm ky?!

Kush është interesi i këtij?! Nuk përfaqëson as pushtetin qëndror ndërsa flet edhe për sulmet e Iranit, ky flet edhe për tërmetin në Japoni. Madje, madje do shkoj të rindërtoj edhe Ukrainën”.

EMISIONET