Zhurmë nga ndërtimet/ Erion Braçe denoncon kompaninë: Po shkel ligjin

Zv. kryeministri Erjon Braçe vazhdon të denoncojë zhurmën në orët e vona që shkaktojnë mjetet të cilat ndërtojnë pallate në Tiranë.

Përmes disa postimeve të Facebook, Braçe shkruan se pavarësisht se qarkullimin pas orës 12 të natës është i ndaluar, këto makineri vazhdojnë punën.

Braçe ka postuar disa video nga shtëpia e tij teksa filmon makineritë që po vazhdojnë ndërtimin e një pallate, duke u ankuar për zhurmë.

Braçe: Ora 00.02, e diele! Vazhdon! Ka nisur edhe ndalim qarkullimi medemek! Dua ta falenderoj SHEHU 2AB KONSTRUKSION qe na hap sytë e mendjen ne këtë ore!

Ora 23.39, e shtune! Cmendia nuk ka fund! Kete tjetrin e zuri tani. Per 20 minuta duhet te nis ndalim qarkullimi medemek! Per makinat, per njerezit; JO PER ZHURMAT SE PER TO SKA THENE KUSH GJE!

Ora 23.23, e shtune! Ky eshte kapitalist me i pameshirehem se ai i mengjesit; eshte djathtas! Ky i mban punetoret me tre turne! I thashe qe ne oren 23.00 ka ndaluar muzika! Aaaaa, po ne nuk bejme muzike, ne bejme zhurme tha; per to nuk ka orar!

EMISIONET