Qeveria shtrenjton sërish shportën, Bordi rrit çmimin e sheqerit me 10 lekë

Çmimi i shitjes me pakicë të sheqerit rritet me 10 lekë. Vendimi është marrë këtë të hënë (27 qershor) në mbledhjen e Bordit të Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit, një institucion ky i ngritur nga Qeveria për të menaxhuar krizë e rritjes së çmimeve.

Tirane- Qeveria nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për të miratuar shtrenjtimin e produkteve të shportës.

Kjo pasi çmimi i shitjes me pakicë të sheqerit rritet me 10 lekë.

Vendimi është marrë këtë të hënë (27 qershor 2022) në mbledhjen e Bordit të Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit, një institucion ky i ngritur nga Qeveria për të menaxhuar krizë e rritjes së çmimeve.

Prej datës 10 qershor sheqeri është shitur në treg me vlerë 104 lekë.

Bordi i qeverisë në vendimin e tij thotë se miratimi i marzheve që do të aplikohen për produktin ushqimor bazë sheqer, vjen si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

Ndërkaq çmimet e produkteve të tjera bazë, si mielli dhe orizi kokërrgjatë mbeten të pandryshuara.

Mielli masiv tregtohet me 90 lekë/kg, ndërsa orizi kokërrgjatë për 101 lekë për konsumin familjar.

Ndërsa në lidhje me vajin e lulediellit, Bordi vendosi në mbledhjen e mëparshme që të mos ketë çmim të unifikuar për importuesit.

EMISIONET