Bordi i Transparencës ul me vetëm 3 lekë naftën, po aq rrit benzinën
Bordi i Transparencës ka përcaktuar cmimet e reja për naftën, benzinën dhe gazin.
Ai vendosi shitjen me pakicë të naftës me 258 lekë/litër, të benzinës 239 lekë/litër dhe për gazin 83 lekë/litër.
Nafta u ul me vetëm 3 lekë e po aq pësoi rritje dhe benzina. Ndërsa gazi ka mbetur i pandryshuar.
Në njoftimin për shtyp për herë të parë ka shpjeguar dhe se si është reflektuar ky cmim.
a. Çmimet e tregjeve ndërkombëtare të një dite pune më parë nga mbledhja e Bordit, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD datë 22.06.2022, në kushtet e lëvrimit FOB Med, për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018
b. Vlerën “premio” sipas faturës së importimit të deklaruar në Doganë nga shoqëritë e tregtimit me shumicë për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018, dhe mbi bazen e së cilës kryhet transaksioni i pagesës.
c. Totali i vlerës së përftuar ( FOB Med + Premio), konvertohet në lekë sipas kursit fiks të shpallur zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë një ditë më parë.
d. Marzhin bruto 3 lekë/litri (perfshire TVSH) për shoqëritë e tregtimit me shumicë. Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e depozitimit, mirembajtjes, transportit, amortizimi, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa e taksa te tjera pas zhdoganimit, furnitura e sherbime etj.
e. Mbi vlerën që rezulton sa më sipër, shtohen detyrimet e pagueshme në import:
i. akcizë;
ii.taksë qarkullimi;
iii.taksë karboni;
iv.TVSH në import;
v.tarifë markimi dhe skanimi;
f. Vlera që rezulton (a-e), përbën çmimin e shitjes me shumicë.
g. Mbi çmimin e shitjes me shumicë që rezulton, shtohet marzhi bruto i tregtimit me pakicë 12 lekë/litri (peërfshirë TVSH-në). Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e qerase apo amortizimit, mirëmbajtjes, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa licensimi e rilicensimi, taksa të tjera lokale, furnitura e sherbime etj.
h. Vlera që rezulton (f+g) përbën çmimin e shitjes me pakice me TVSH, i cili duhet të shpallet në tabelën e shitjes në stacionet e tregtimit të karburanteve.
i. Për rastin e GLN-së (gazi lëngshëm i naftës) çmimi përcaktuar sipas faturës së importimit të siguruar nga shoqëritë e tregtimit me shumicë nr. 20220607/239.2.2, date 07.06.2022 ( IB GAZ AG).