"Bordi i Transparencës pa kuptim" Çoçoli: Qeveria nuk po mbron popullin, por kompanitë e mëdha

Gazetari dhe eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Palushaj tha se Bordi i Transparencës nëpërmjet caktimit të çmimeve tavan favorizon kompanitë e mëdha. Sipas tij ky organizëm nuk ka transparencë të plotë.

Sipas tij jetë kjo strukturë nuk mund të jetë  jashtë çdo parametri të tregut të lirë.

Fatos Çoçoli: Bordi i Transparencës është një strukturë që nuk ka kuptim, mund ta pranonim si strukturë për rreth një muaj e gjysëm. Tani qeveria ngrohet në mangallin fallco me idenë se po mbron shtresat e popullsisë nëpërmjet caktimit të çmimeve tavan, jo asnjë gjë të tillë nuk po e bën. Në të kundërt favorizon kompanitë e mëdha që mund të durojnë këto çmime të nivelit tavan që vendosen nga ky komision. Këto janë organizma vendimmarrës që nuk kanë transparencën e plotë. Për shembull nuk thuhet sa është çmimi në momentin që vjen nafta, nuk thuhet çmimi që shkon gjatë transportit. Duhet të jetë transparente për të gjithë qytetarët, duhet të jetë përfaqësues i shoqerisë civile. Pse nuk e kanë në strukturën e tyre një përfaqësues të shoqërisë civile? Duken si mbledhjet e këshillit të kooperativës. Është krejt e pafalshme dhe e patolerueshme, nuk mund të jetë kjo strukturë jashtë çdo parametri të tregut të lirë.

EMISIONET