Boom - Shahinaj zhytet nën plehra, banorët: Thonë ruhuni nga Covid, por virusi del sheshit

Qytetarët e fshatit Shahinaj, të njësisë administrative Gjepalaj, Shijak ankohen se fshati i tyre është i pushtuar nga plehrat.

Ata shprehen se pastrimi i mbetjeve nuk bëhet siç duhet dhe se nuk e durojnë dot me bashkëjetesën me plehrat.

"Nuk pastrojnë siç duhet, mban vendi aromë të keqe, kemi frikë mos infektohemi, jemi ankuar, por nuk bëjnë gjë. Edhe kur pastrojnë koshat, vendin përreth e lënë ashtu, me mbetje."

Ndërkohë, Boom zhvilloi një intervistë në telefon me administratorin e njësisë Gjepalaj.

Ai shprehet se nuk është në dijeni për këtë problem, edhe pse banorët thonë se janë ankuar disa herë.

Ai dëshmon se kompania shkon 1 herë në javë për të bërë pastrimin e zonës.

Administratori: S’kam ankesa.

Boom: Inspektime ne terren nuk Beni ju? Prisni vetëm ankesat?

Administratori: Por edhe kur kam inspektuar në terren, e kam parë vendin të pastër. Do t’i pastrojmë sipas grafikut të përcaktuar nga Bashkia.

Boom po ashtu zhvilloi një intervistë në Bashkinë e Shijakut, me administratorin e kompanisë se pastrimit.

Ai u shpreh se fshati nuk është pajisur akoma me kosha dhe se është e vështirë që të shkojnë makinat teknologjike.

“Fshati Shahinaj nuk është pajisur ende me kosha, sepse është e vështirë të shkojnë makina teknologjike andej. Unë angazhohem që nga ky moment, që në këtë fshat të mundohemi të çojmë kosha dhe të kryejmë pastrimin. Pastrimin do ta bëjmë më shpesh."

Pas interesimit te Boom, kompania e pastroi fshatin dhe vendosi një kazan plehrash.

 

EMISIONET