BOOM - Mjeti i firmës Fusha aksidentoi qytetarin, rrezikon gjymtimin, administratori shmang përgjegjësitë 

Në redaksinë e emisionit BOOM ka ardhur denoncimi i zotit Bledis Tufa.

Në datën 13.8.2020 ky shtetas ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij motorik në Bulevardin Zogu i Parë në korsinë e dedikuar mjeteve pasi theksojmë se po punohej për rehabilitimin e rrugës dhe një korsi ishte e bllokuar pasi punohej ndërsa tjetra ishte liruar për qarkullimin e mjeteve.

Një mjet pirun i firmës "Fusha sh.p.k."  godet qytetarin duke i shkaktuar dëmtime të renda. 

"Po kaloja në korsinë time dhe mjeti pirun që ishte ne kantierin e ndërtimit del nga rruga dhe me goditi. Humba ndjenjat dhe me çuan në spital. Te spitali ushtarak  nuk më morën përsipër dhe u detyrova të dal jashtë shtetit për operacion. Deri tani kam harxhuar 30 mijë euro dhe përsëri nuk eci dot. Firma Fusha nuk ka marrë përsipër të më kondensojë për dëmin e shkaktuar. Jam zhytur në borxhe rrezikoj të më pritet këmba. Unë kam 8 muaj i shtrirë dhe prokurori e ka shkruar plagë e lehtë."

Ndërkohë, prokurori i çështjes Avni Kraja ka kërkuar pushimin e çështjes dhe nuk pranon që të paraqitet në seancën gjyqësore edhe pse është thirrur.

BOOM kontaktoi edhe me përfaqësues të firmës Fusha në lidhje me rastin e zotit Bledis Tufa.

"Se çfarë bëjnë shoferët ne nuk e dimë. Ne kemi shumë mjete dhe i kemi të gjitha me dokumentet përkatëse sipas ligjit."

Nga ana tjetër BOOM shkoi te Byroja Kombëtare e Sigurimit.

Byroja u shpreh se ky shtetas nuk mund të marrë dëmshpërblim pasi mjeti pirun nuk quhet mjet motorik që qarkullon në rrugë.

Për më tepër qytetari është dëmtuar në një kantier ndërtimi dhe përgjegjësinë për dëmshpërblim e ka vetëm Shoqëria Fusha sh.p.k.

EMISIONET