Bojkotimi i marketeve në Ballkan/ Radoshniqi: Shqiptarët të ngrihen për të drejtën e tyre

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Dr. Romina Radoshniqi – Pedagoge, Eksperte Ekonomie tha se të gjithë njerëzit duhet të ngrihen dhe të bojkotojnë marketet për çmimet.

Radoshniqi: I gjithë populli duke filluar qysh nga njerëzit me atë ardhura të ulta dhe intelektualë që të sensibilizohemi dhe të ngrihemi për të drejtën tonë. Kemi një kosto shumë të lartë jetese. Edhe ata që kanë të ardhura mesatare, por kalojnë në kufirin varfërisë.

Nuk kanë mundësi të kursejnë dhe të gjitha shpenzimet, rreth 40% të pagës shkon për konsum. Kjo është një e dhënë e vjetruar sepse kemi të njëjtën shifër prej disa vitesh tashmë, pasi janë rritur çmimet dhe kostot e jetësës është një gjë që duhet mbështetur nga të gjithë shqiptarët.

EMISIONET