Bojkoti i Parlamentit dhe zgjedhjeve? 91 % demokratëve besojnë se vendimi i Bashës ndikoi për keq për PD

Për shqiptarët, vendimi për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe bojkoti i Parlamentit nga ana e opozitës në vitin 2019 kanë ndikuar keq në pëlqimin ndaj PD-së.

79 % e shqiptarëve të anketuar që janë elektorat i të gjitha partive thonë se ka ndikuar keq.  

Edhe demokratët në shumicë, mbi 91 % besojnë se ky vendim i marrë nga kreu i PD-së, Basha ka ndikuar për keq dhe vetëm 3 % besojnë se ka ndikuar për mirë. 

Ndërsa vetëm 1.7% e të pyeturve janë përgjigjur se vendimi për bojkotin e zgjedhjeve lokale ka ndikuar për mirë në pëlqyeshmërinë ndaj PD-së.

Në nivel partish, janë përgjigjur “për keq” 86.9% e demokratëve, 81.8 e socialistëve dhe 89.7% e LSI-istave

 

Po ashtu, 91.7% e anëtarëve të PD-së dhe 84.3% e votuesve të kësaj partie janë përgjigjur po ashtu “për keq”.

Bojkoti i Parlamentit dhe zgjedhjeve? 91 % demokratëve besojnë se

EMISIONET