Bogdani: Primaret mision historik i PD, standard në politikën shqiptare

Gerti Bogdani në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se primaret janë një mision historik i PD ndaj dhe duhet të jetë një proces me standarde.

Sipas Bogdanit nëse procesi i primareve nuk bëhet mirë nuk do ti shërbente askujt, qoftë një kandidati që del nga një garë e cenuar primaresh nuk do ti shërbente për garën elektorale.

Gerti Bogdani: Kjo është sfida sot për të bërë një proces primaresh të saktë dhe të drejtë nga i cili PD del më e fortë dhe e fuqishme për tu përballur me kundërshtarët. Ka njerëz skeptik për këtë gjë por nuk ka pse të ketë paragjykime, duhet t’ia lëmë kohës. Unë besoj se duhet të jetë një proces me standarde sepse është një mision historik i PD. Është një herë e parë që bëhet,  kjo në Shqipëri. Nëse vetëbëhet saktë dhe mirë është një standard që vendoset në politikën shqiptare. Jam optimist si persona, uroj që kjo të bëhet mirë pasi në të kundërt nuk do ti shërbente askujt, qoftë një kandidati që del nga një garë e cenuar primaresh nuk do ti shërbente për garën elektorale.

EMISIONET