Boçi: Rama e ka kapur AMA-n prej kohësh, do të kontrollojë mediet në vend

Nga Foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se Thelbi i AMA-s qëndron në pavarësinë e saj.

Ai tha se Rama e ka kapur këtë institucion prej kohësh sepse do të kontrollojë mediet dhe theksoi se ai ka vënë në krye të këtij institucioni ish-zëdhënësen e tij në PS.

Boçi: Ndërsa anije e AMA-s po mbytet këtu po flitet për shtylla dhe litarë. Thelbi i AMA-s qëndron në pavarësinë e saj. A është sot AMA institucion i pavarur sikurse e cakton kushtetuta. AMA nuk është e pavarur, por e ka kapur Rama përgjatë një procesi të gjatë. Sot lidhet me kontrollin e medieve. Këtë fakt e sjellim se në krye të saj është zgjedhur ish-zëdhënësja e PS-së.

EMISIONET