Blushi: Rama të lërë urrejtjen dhe të heqë taksën në Rrugën e Kombit për turistët nga Kosova

Blushi: Rama të lërë urrejtjen dhe të heqë taksën

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan në Facebook se duhet hequr taksa e Rrugës së Kombit për turistët nga Kosova.

Ai shton se me të ardhurat e tyre ata po mbajnë në këmbë këtë sektor jetik për ekonominë e vendit, duke harxhuar miliona euro kursime dhe të ardhura të fituara me shumë mund.

Blushi thekson se Edi Rama të lerë mënjanë urrejtjen e madhe për Kosovën dhe të heqë menjëherë taksën në Rrugën e Kombit.

Blushi: Hiqni taksën e rrugës së kombit për turistët nga Kosova! Të paktën i rimbursoni për muajt e verës! Për të disatin vit radhazi qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion kryesor për turizëm veror. Me të ardhurat e tyre ata po mbajnë në këmbë këtë sektor jetik për ekonominë e vendit, duke harxhuar miliona euro kursime dhe të ardhura të fituara me shumë mund. Edhe sikur të mos paguhej asnjë euro, por vetëm ndalesa te trau është një bezdi, fyerje, por edhe kosto më shumë për qytetarët e Kosovës.

Edi Rama të lerë mënjanë urrejtjen e madhe për Kosovën dhe të heqë menjëherë taksën në Rrugën e Kombit! Të paktën Qeveria të rimbursojë për sezonin e verës të gjithë qytetarët e Kosovës që vijnë në Shqipëri. Ky është patriotizëm i vërtetë! "Ballkan të Hapur" duke i vendosur barriera Kosovës nuk mund të ketë!

EMISIONET