“Blindohet” me dyer hekuri selia e PD-së, Topalli poston fotot nga brenda partisë

“Blindohet” me dyer hekuri selia e PD-së, Topalli poston fotot

Me afrimin e datës 8 janar, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë lajmëruar se do të marrin selinë e PD-së, duket se është intensifikuar “lufta” mes dy kampeve në parti.

Pak minuta më parë ish-kryetarja e Kuvendit dhe nën kryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka postuar një foto, që sipas saj është nga brenda PD-së, me mbishkrimin “pa fjalë”.

 

Ambjenti në foto i përket katit të dytë të selisë së PD-së, pikërisht ku ndodhet dhe zyra e kryetarit  Lulzim Basha.

Dera në fund të korridorit, është një derë zyre që duket se është përforcuar me elementë mbrojtës.

Blindimi është bërë me fletë hekuri të salduara dhe me shufra të trasha hekuri për të mos lejuar hyrjen e personave të paautorizuar.

Në mes të dy dyerve ndodhet ashensori (në foto me ngjyrë blu) që duket se do të përforcohet edhe ai.

Edhe në katin e parë po vijon puna për blindimin e katit. Në foto duket skeleti i përforcuar që po saldohet dhe në krah të majtë është dhe saldatriçja dhe mbrojtësja e saldatorit.

“Blindohet” me dyer hekuri selia e PD-së, Topalli poston fotot
Punimet në katin e parë

Edhe më herët ka pasur akuza nga eksponentë të krahut të Berishës apo media pranë tij se Basha është duke blinduar dyer e partisë për të mos lejuar të futen demokratët në 8 janar.

“Blindohet” me dyer hekuri selia e PD-së, Topalli poston fotot
Punimet në katin e dytë

EMISIONET