Bledian Koka: Rama servil politik, turpi i kombit. “Open Ballkan: dokërr treshe

Opinionisti Bledian Koka e quan nismën “Open Ballkan” një dokërr treshe mes Ramës, Vuçiç e Zaev, ndërsa komenton sjelljen e Ramës sot në vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel. 

E quan ‘servil’ dhe komenton dhe incidentin e ndodhur me gazetarët kosovarë në konferencën për median me Merkelin sot në mesditë në Tiranë.

“Ne nuk kemi një kryeministër por servil politik të turpshëm. Para dy muajsh fliste me terma përçmues për Europën, sot i servilosej Angela Merkel në mënyrën më të turpshme. Ky njeri që ne e quajmë kryeministër ndërkohë që nuk meriton të jetë as mësues vizatimi, është përfaqësuesi jonë në arenën ndërkombëtare. Ky është turpi jonë si komb. Ajo që ndodhi me gazetarët ndodh si gjithmonë. Gazetarët ishin porositur me pyetjet që i duheshin Edi Ramës për ti dhënë përgjigje. Sot pamë servilin që ai është” thotë Koka i ftuar në studion e “Ora e Betit” sot në  RTV Ora

EMISIONET