Ekskluzive/ Biserko: Ballkani i zhgënjyer nga BE, Serbia po luan mes aktorëve që kanë influenca në rajon

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko,  deklaron se vetëm ideja e integrimit europian është largpamëse për rajonin.

Në një intervistë ekskluzive për "Ora e Betit" në RTV Ora, ajo thotë se fatkeqësisht BE nuk po u përgjigjet pritshmërive të liderve dhe qytetarëve të rajonit duke sjellë zhgënjim dhe euroskepticizëm.

Këtë situatë po e shfrytëzon Serbia, që sipas saj po luan me aktorët që garojnë mes tyre për dominimin e rajonit.

Biserko: Vetëm ideja e intergrimit europian është largpamëse. Fatkeqësisht BE nuk ka ndjekur politikën e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk është  e drejtë dhe Kosova nuk po bëhet pjesë e Shengenit. Shumë nga liderët në rajon dhe qytetarët janë të zhgënjyer, mbështetja për BE po bie për shkak të propagandës, veçanërisht në Serbi që është shumë antieuropiane.

Serbia po luan një lojë mes aktorëve në rajon, Rusia, Kina, Turqia, BE, Amerika dhe Gjermania si shteti më i fortë brenda BE dhe më i interesuari dhe përfshiri në Ballkan.

Të gjitha këto iniciativa duhet të jenë në sinkrin me kritetet e BE për ndryshe nuk kontribuojnë në integrimin  europian dhe normalizimin e marrëdhënieve në rajon.

 

EMISIONET