BIRN: Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP-në

BIRN: Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP-në

Pesë muaj pas përfundimit të afatit ligjor Kuvendi pritet të nisë procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile për plotësimin e 3 vendeve vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 3 vendeve vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Lista përfundimtare e kandidatëve nga avokatia për dy këshillat u publikua të hënën në faqen e Kuvendit, sipas raportit të hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, ku janë skualifikuar nga gara 6 kandidatë duke ndryshuar dhe listën renditëse të pikëzimit të bërë nga komisioni ad-hoc i ngritur nga .

Në bazë të së drejtës që i njeh Kushtetuta, Gjonçaj, ka skualifikuar nga gara kandidatët , Alban Alimema, Fatos Lazimi, , Saimir Vishaj, .

Sipas arsyetimit ata nuk plotësojnë kriteret ligjore, kryesisht pasi nuk justifikojnë punën e pandërprerë si avokat në 10-vitet e fundit apo për ‘detyrime tatimore”.

Verifikimi ka konstatuar se ka mungesë të pagesës së sigurimeve shoqërore për periudha të caktuara për kandidatët Alimena dhe Tushe.

Ushtrimi i një detyre tjetër në institucione të administratës publike apo në institucionet e drejtësisë po ashtu është bërë shkak për skualifikim, duke skualifikuar Kalon dhe Lazimin.

Në rastin e Kalos, raporti quan si ndërprerje në ushtrimin e profesionit të avokatit periudhën që ai ka shërbyer si anëtar i Kushtetuese për 1 vit e 6 muaj.

Për Lazimin konstatohet puna e tij si këshilltar juridik në Autoritetin Hekurudhor dhe konflikti ligjor me profesionin e avokatisë.

Ndërsa Memishajn është skualifikuar për mosplotësimin e kriterit të vjetërsisë në profesionin e juristit për 15 vite.

Në listën përfundimtare që i paraqitet Komisionit të Ligjeve, nga e cila do të përzgjidhen 2 anëtarët e rinj në , në vendin e parë renditet Eris Hysi e ndjekur nga Erind Mërkuri, , Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola.

Ndërsa listën e kandidatëve për dy vende në e kryeson Erind Mërkuri ndjekur nga Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri e Saimir Kola.

Skualifikimi i Kalos, një ish-anëtar i , ka bërë që renditja e kandidatëve në listë të ndryshojë pasi ai ishte i dyti në listën për KLGJ dhe i pari në listën e KLP-së sipas pikëzimit të dhënë nga komisioni ad-hoc i ngritur nga Avokati i Popullit.

Kjo ka favorizuar ngjitjen në listë të Mërkurit, i njohur si avokat i Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese në disa çështje si; përpjekja e mazhorancës socialiste për të shkarkuar presidentin Ilir Meta apo vendimi për mosdërgimin e mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetet .

Sipas CV së tij publike Mërkuri ka ofruar ekspertizë edhe për ish-Ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Departamentit të Administratës Publike, Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Kryesuesja tjetër e listës, avokatja Eris Hysi, ka qenë kandidate për Inspektore të Lartë të Drejtësisë.

Dispozitat ligjore parashikojnë që 4 kandidatët për 2 vende vakante në KLGj dhe 2 në KLP i nënshtrohen votimit në seancë plenare pasi zgjidhen nga kjo listë me konsensus politik (4 vota pro) nga 5 anëtarët e nënkomisionin të ligjeve që ngrihet për këtë synim.

Ky nënkomision ka të drejtë gjithashtu që me 4 vota të rikthejë në garë kandidatët e skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm.

Kur mungon konsensusi, emrat nga lista zgjidhen me short dhe nëse Kuvendi dështon në 3 votime radhazi që të zgjedhë me 84 vota anëtarët e rinj të KLGJ-së e KLP-së, quhen automatikisht të emëruar ata që shorti i ka zgjedhur për raundin e tretë.

Procesi do të nisë pasi Sekretari i Përgjithshëm të përpilojë dhe raportin e vlerësimit për kandidatët që vijnë nga radhët e shoqërisë civile, nga të cilët do të zgjidhet anëtari i 3-të për vendet vakante në KLGJ dhe KLP./BIRN

EMISIONET