Bilani: Rama do ta bëjë vendin republikë presidenciale, ashtu si Erdogani

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, fotografi Feliks Bilani u shpreh se Rama me deputetët e Kuvendit do të ndryshojë edhe kushtetutën që të bëhet republikë presidenciale.

Bilani: Rama me këtë që janë në kuvend, do të ndryshojë edhe kushtetutën që të bëhet republikë presidenciale si Erdogani. Drejt asaj po shkojmë. Erion Veliaj merr partinë dhe e gëlltit partinë sepse ka marrë terren pa fund. Ky do të jetë konflikti mes tyre.

Të gjithë do ta votojnë që të bëhet vendi një republikë presidenciale. Vendi do të kalojë në një kolaps total dhe përfundimisht do t'i kthejmë sytë nga Lindja dhe jo nga Evropa.

EMISIONET