"Bie propaganda e Veliajt", familja Hasbardha në Shëngjergj pa bonus dhe pa strehë që pas tërmetit

Familja e Agim Hasbardhës në Shëngjergj të Tiranës prej 3 vitesh po jeton në shtëpinë e cila ka dalë e pabanueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Çifti i të moshuarve kërkon ndihmë nga Bashkia Tiranë pasi qëndrimi aty po i rrezikon jetën. 

Familja e Agim Hasbardhës e cila jeton në Shëngjergj po jeton në kushte të vështira jetese.

Për të shkuar shtëpinë e tyre duhet të ecësh gati 90 minuta në këmbë, në një terren të vështirë për të arritur atje.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Agimi së bashku me te shoqen jetojnë në këtë fshat prej 71 vitesh por nëntori i 2019 ua shkatërroi shtëpinë e tyre.

Edhe pse streha është e dëmtuar ata vendosën të jetojnë aty, në pamundësi të një zgjidhjeje nga njësia administrative Shëngjergj dhe Bashkia Tiranë.

Agimi tregon se nuk ka ku të shkojë tjetër.

"Vetëm të futem me ndonjë shpellë. Nuk ka ku të shkoj," thotë ai.

Bonus qiraje nuk kanë marrë për tu shpërngulur, por njësia si zgjidhje ju dha një çadër. 

"Gjithë kjo ndërtesë është e pabanueshme. As bonus qiraje nuk na kanë dhënë. Vetëm na thanë: Po të doni ju sjellim një çadër ta vendosni këtu, po ku qëndron çadra në dimër këtu," thotë ai.

Ai thotë se nga njësia administrative i kanë thënë se do t'i ndërtojnë një shtëpi të re, por se kur as ai e as nga shteti nuk e dinë.

"Na kanë thënë: Jeni përfitues, të shikojmë nëse do të bëhet diçka por… Është pak larg, ka kosto të vijë materiali. Duhet të gjeni inxhinierin vetë, duhet ta paguani… Po qe për ta paguar ashtu, unë e bëj shtëpinë vetë. Ne s'kemi," thotë ai.

71 -vjeçari apelon që shteti ta shoh rastin me përparësi pasi prej 3 vitesh po jeton mes rrezikut.

"Na e bëni sa më shpejt të fusim kokën brenda. Kaq asgjë tjetër. Tre vjet kemi qëndruar këtu ku fryn era nga të katërta anët. Nga para ku është shembur, shtëpia ka ikur dhe ka tërhequr prej andej. Do bjeri edhe kjo tani dhe do na zëri brenda. S'ka asnjë rrugë tjetër më. Do nisi bora dhe do na zëri brenda, kur të na nxjerrin në pranverë," tha ai.

Teksa kryebashkiaku Veliaj del në videomesazhet e tij në Facebook ku shprehet se rindërtimi është në fazat e fundit për fshatrat e thellë siç është Shëngjergji, ende nuk ka dhënë asnjë zgjidhje.

"Bie propaganda e Veliajt", familja Hasbardha në Shëngjergj

"Bie propaganda e Veliajt", familja Hasbardha në Shëngjergj

"Bie propaganda e Veliajt", familja Hasbardha në Shëngjergj

"Bie propaganda e Veliajt", familja Hasbardha në Shëngjergj

"Bie propaganda e Veliajt", familja Hasbardha në Shëngjergj

EMISIONET