Betonizimi i zonave të mbrojtura, ekspertët: Lëvizje negative, dëgjesat publike kanë qenë fiktive

Betonizimi i zonave të mbrojtura, ekspertët: Lëvizje negative,

Të ftuar në një intervistë për Ora News, profesori në Shkencat e Natyrës Mihallaq Qirjo tha se ligji për zonat e mbrojtura është një nga lëvizjet më negative për të prishur themelin e ligjit për to.

Qirjo: Është një nga lëvizjet më negative për të prishur themelin e ligjit për zonat e mbrojtura, një pasuri që ruan vlera të mëdha të natyrës, një nga ato vlera për të cilët vijnë turistët dhe më shumë është një pasuri që duhet t’ia lëmë brezave që vijnë. Vihen në rrezik habitate dhe hapen precedentë të rrezikshëm për betonizimin e këtyre zonave. Ne do të luftojmë për të zbatuar ligjin në raport me konsultimin publik sikurse duhet të kishte ndodhur. Unë kam marrë pjesë në dëgjesa publike dhe draft që na është paraqitur nuk është njëlloj me atë që është miratuar si ligj.

Joni Vorpsi ekspert mjedisi nga PPNEA u shpreh se në fakt ligji nuk kishte një analizë të zbatimit të tij dhe më pas dolën në përfundime që nuk qëndrojnë.

Vorpsi: Ne që në fillim kur u soll për ndryshim ligji për zonat e mbrojtura thamë se ligji nuk ka nevojë për tu ndryshuar. Në fakt ligji nuk kishte një analizë të zbatimit të tij dhe më pas dolën në përfundime që nuk qëndrojnë. Gjatë dëgjesa jemi shpresuar se ligji nuk duhet ndryshuar, teksa dëgjesat ishin fiktive. I kemi lajmëruar institucionet evropiane se dëgjesat janë bërë në mënyrë fiktive.

EMISIONET