Raporti i KE/ Ekspertja për çështjet e integrimit: Shqipëria paraqitet mirë, por jo shumë mirë

Ekspertja për çështjet e integrimit, Klodiana Beshku, teksa ka komentuar raportin e Komisionit Evropian shprehet se Shqipëria në këtë raport paraqitet mirë.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Beshku u shpreh se kushtet për çeljen e negociatave dhe zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare janë plotësuar, por shton se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në shumë fusha.

Klodiana Beshku: Shqipëria paraqitet mirë, por jo shumë mirë. Kushtet për çeljen e negociatave dhe zhvillimin  e Konferencës Ndërqeveritare janë plotësuar. Sot u tha disa herë që vonesa në çeljen e kësaj Konference ka riskuar dhe vetë Kredibilitetin e BE.  Në raport me progresin që është bërë Konferenca duhet të kishte filluar. Ajo që unë pashë është se kushtet për Konferencën janë plotësuar por ka ende shumë për të bërë në shumë fusha. Në këto muajt e fundit ka pasur një ndryshim të qasjes të BE në drejtim të gjithë rajonit të Ballkanit perëndimor. BE dhe KE, po mban atë premtimin e lançuar dy vjet përpara nga vetë kryetarja e Komisionit, e cila premtoi se Komisioni i saj do ishte gjeopolitikë. Qasja ka ndryshuar është bërë më pozitive.

Ajo shtoi se ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, para se të largohej nga posti i saj, bëri një punë shumë të mirë për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Klodiana Beshku: Merkel para se të largohej bëri një punë shumë aktive dhe shumë të përqendruar për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qasja është pozitive por problematikat ngelen.

Përgatiti për online Anila Kolgjini.

EMISIONET