Berisha zbulon datën: Me 7 korrik, protesta e madhe e PD-së në Tiranë

Sali Berisha do të testojë veten me 7 korrik mbështetjen qytetare si kryetar i PD. Në një tryezë me shoqërinë civile ai zbuloi se PD ka menduar pikërisht këtë datë për protestën e madhe në Tiranë.

"Data 7 korrik është menduar nga PD të jetë data e protestës së madhe në Tiranë.Të bëjmë gjithçka për të nisur betejën tonë, kjo është betejë jashtëzakonisht e rëndësishme.Të bëjmë një punë intensive për suksesin e protestës tonë me 7 korrik dhe të angazhohemi që protesta të tjera do të vazhdojnë. Me këtë sistem nuk pajtohemi. Ky është sistem monist. Ky nuk është më pushtet kushtetues, ky është pushtet i dalë nga patronazhistët.Të ngrihemi në këtë protestë të fuqishme. Nuk mund të nënshtrohemi ne. Nuk mundet kush ta shndërrojë Tiranën në Beogradin e vogël, Tirana është kryeqyteti i kombit".

Ish-kryeministri tha se kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin.

"Po të shkoni në Peshkopi. Imagjinata nuk mund t'ua rrokë ju sesi mund të mbyten 40 fshatra të Peshkopisë në një kohë kur sot me panele diellore në një shpat që nuk prish asgjë mund ta marrësh atë energji dhe është përcaktuar që të mbytet Dibra. Unë e kam kundërshtuar me forcën më të madhe dhe ne do të qëndriojmë, do të mbështesim çdo protestë deri në anulimin e atij projekti. 

Sa herë shkoj në Shkodër dhe kaloj aty i them vetes: Shpëtova pa i bërë një dëm të tmerrshëm, hidrocentralin e Bushatit. E kishim prokuruar, dolën mjedisorët, organizatat, e ngritën dhe argumentuan dhe ne e anuluam. Do kishim prishur një nga mrekullitë më të mëdha natyrore që ekzistojnë.

Këtë do të bëjë me Skavicën. Të marrësh përsipër të përmbysësh 40 fshatra është kriminale. Merr turbina ere po deshe luginës, vendos panele diellore. Por jo do mbytim fshatrat. Ishte projekt paranojak i diktaturës dhe ka projekt për Skavicën pa asnjë përmbytje. Sigurisht është i vogël.Të mobilizojmë dibranët dhe ti përzëmë".

Një front kundër kësaj qeverie dhe këtij regjimi është jetik, tha Berisha.

"Do e quajmë Fronti për shpëtimin e Shqipërisë apo do ta pëgëzojmë me një emër tjetër, këtë do ta shohim. Por ne do të funksionojmë vetëm si një front".

Ai shtoi se ky front duhet të zgjerohet dhe me partitë e tjera opozitare.

"Ta zgjerojmë këtë front. Do bëj takim dhe me partitë e tjera opozitare. Do bëjmë takime bashkë me ta. Qytetarët duhet ta dinë se ne jemi të vendosur të mbrojmë interesat e tyre dhe vendit tonë. Vetëm një shoqëri atdhetare, vetëm një shtet minimalisht patriotik mund ta zhvillojë vendin, ndryshe vendi shkatërrohet".

EMISIONET