Berisha: Votoni rezolutën që njeh genocidin e Srebrenicës. Vuçiç një nga arkitektët e këtij genocidi

Në kuvend mbahet mocion me debat në lidhje me miratimin e një rezolute për njohjen e genocidit të Srebrenicës, Bosnje Hercegovinë.

Ish kryeministri Sali Berisha kërkon dënimin e genocidit të Srebrenicës dhe fton deputetët të votojnë në unanimitet si detyrim madhor për të detyruar Serbinë të njohë krimet e saj në mënyrë që bashkëpunimin me fqinjët e vet ta bazojë tek paqja dhe jo në armët kineze dhe ruse.  

Sali Berisha:Ata që nuk njhohin genocidin kanë ndërgjegje para historike. Njohja e genocidit është kusht themelor që të mos përsëritet më. Nuk ka qëllim ndëshkimor ndaj gjeneratës serbe të sotme, por pa diskutim udhëheqësit aktualë me në krye Aleksandër Vuçiç janë arkitektët e këtij genocidi. Vuçiç është regjistruar me zë e figurë se prë çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë parimi klasik i genocidit të bazuar në urrejtjen fetare.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

A mundet të mos jemi bashkarisht në dënimin e këtij genocidi, ndërkohë që Mali i Zi e votoi rezolutën e dënimit të këtij genocidi. Çfarë mesazhi u çojmë ne sot, shqiptarëve anembanë kur parlamenti i tyre nuk voton në unanimitet një rezolutë që dënon barbarinë më të madhe ndaj një kombi mik fqinj si boshnjakët.

Ftoj ta votojnë në unanimitet si detyrim madhor për të detyruar Serbinë të njohë krimet e saj në mënyrë që bashkëpunimin me fqinjët e vet ta bazojë tek paqja dhe jo në armët kineze dhe ruse"

Pas Berishës e mori fjalën kreu  i grupit parlamentar Taulant Balla i cili i tha se Berisha kishte ardhur sot si cjapi tek kasapi dhe se kishte bërë gabim që nuk i kishte hapur petat e byrekut. "Genocidi serb u ushqye me naftën tënde Sali!" tha Balla.

Më pas do të hidhet në votim të hapur kërkesa.

EMISIONET