PD “feston” pavarësinë në Tik Tok/ Sheshi i flamurit i “zënë, Berisha urim virtual

Ndërsa sheshi i Flamurit ishte këtë 110 vjetor i presidentit Begaj dhe kryeministrit Rama, Berisha dhe Meta qëndruan jashtë ceremonive shtetërore. Meta zgjodhi Prishtinën për festën e flamurit , Berisha uroi vetëm në Tik Tok. Drejtuesit demokratë bojkotuan këtë 28 nëntor homazhet te Varrezat e dëshmorëve.

Për demokratët këtë herë nuk pati festë. Ndryshe nga vitet e tjera kur kjo forcë e djathtë politike festonte më 28 nëntor, pavarësinë dhe çlirimin e vendit, askush nga funksinarët e lartë demokratë nuk u pa këtë të hënë tek Varrezat e Dëshmorëve të kombit.

Sali Berisha përcolli vetëm një urim për ditën e flamurit, përmes Tik Tok.

"Me këtë mesazh dua tju uroj gëzuar ditën e  Flamurit, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë," tha ai.

U bëri thirrje shqiptarëve të marrin përgjegjësinë përballë situatës ku ndodhet vendi.

"Por sot ne kemi një problem shumë më të madh, këtë regjim i cili me politikat që ndjek, me antiformat që bën, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike," tha ai.

Ndërkohë në sheshin e flamurit si çdo vit ishin drejtuesit lokalë, të ndarë nga ceremonia shtetërore për 110 vjetorin e pavarësisë .

"Ne nuk mund të ishim sot të bënim homazhe dhe të përuleshim në këtë sesh historik bashkë me ata që e gllabëruan e shkatërruan idnetitetin kombëtar," tha deputeti i PD Bujar Leskaj.

Larg ceremonive në Shqipëri qëndroi edhe aleati i demokratëve. Ilir Meta zgjodhi Prishtinën për pavarësinë, pasi sheshi i flamurit i përkiste këtë 110 vjetor pasardhësit të tij Bajram Begaj.

Ish-presidenti Meta ishte në përurimin e shtatores së veprimtarit Anton Ceta, me ish-presidenten e Kosovës Jahjaga dhe kryetarin e Prishtinës Përparim Rama. 

   

EMISIONET